Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi, ndryshe e njohur për publikun si Fifi, ka qenë banore e “BBV”, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Fan Club BB Vip”, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë.
Fifi tregoi se kishte humbur 4 kilogram pas daljes, pasi që brenda shtëpisë ishte fryrë shumë, shkruan GazetaBlic
“Javën e parë e kam ndjekur bajagi si shumë çdo gjë që ka ndodhur brenda kur isha unë, ndoshta dy javë. Doja me ditë se çfarë kanë thënë banorët për mua, e pastaj nuk jam marrë me gjërat e vogla. Jam munduar të merrem me gjëra më të mëdha, ti jap vetes energji pozitive”, u shpreh këngëtarja.
Kur u pyet se a do të kthehej përsëri në “Big Brother Vip”, kjo ishte përgjigjja e saj: “Dy orë pasi kam dal kam thënë do isha kthyer. Unë jam pak dash në horoskop, ose e çoj deri në fund. Duhej të hiqja dorë nga një gjë që i kisha vënë qëllim. Jam 50-50, hoqa dorë me u marrë me veten dhe mora një vendim të nxituar”./GazetaBlic/


