Mediat në Itali shkruajnë se Interi po synon që ta përforcojë mesfushën
Interi është duke sikuar që në verë të bëjë një lëvizje për yllin e Sampdorias, Morten Thorsby.
Calciomercato shkruan që zikaltërit janë impresionuar nga ish ylli i Heerenveen por nuk do të këtë hapësira për të nëse e blejnë në janar.
Ata po shikojnë që të largojnë disa lojtarë këtë muaj dhe në fund të sezonit t’i ndajnë rrugët me disa të tjerë që të mundësojnë kështu ardhjen e Thorsbyt.