Parashutat tashmë janë bërë pjesë e pandashme e “Big Brother Vip”, dedikime të ndryshme nga fansat për banorët e shtëpisë nuk munguan as këtë sezonë.
Mesa duket, një tjetër dedikim do të shkojë për një nga banorët në shtëpi, shkruan GazetaBlic.
Këtë gjë e ka bërë të ditur piloti i parashtuave përmes një postimi në Instagram, ku ai u shfaq i veshur me një kostum të “Spiderman” dhe siç duket surpriza do të jetë dedikim për Donaldin, pasi ai shpeshherë ka bërë shenjën e “Spiderman”, si një simbol idenifikues i tij.
Piloti ka paralajmëruar se do të ndodhë një surprizë mjaft e këndshme.
“Rrini gati. Diçka e bukur do të ndodhë.”- ka thënë ai./GazetaBlic/



