Sporti

Mourinho habit të gjithë: Spinazzola mund të mos luajë këtë sezon

01/16/2022 15:01
nga:L J

José Mourinho ka kritikuar ashpër ata që thanë se Spinazzola është afër rikthimit.

Trajneri i Romës paralajmëron se italiani mund të mos luajë as këtë sezon.

“Kush ishte i çmenduri që tha se Spinazzola do të kthehej në nëntor? Është një dëmtim shumë i rëndë dhe i pamundur të rikuperohet kaq shpejt. Që në ditën e parë supozova se Spinazzola nuk do të rikthehej këtë sezon”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

Kjo situatë do ta bënte të parealizueshme edhe praninë e tij në skuadrën italiane dhe ndeshjet e Play Offit të Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport