Manchester United ka dështuar të marrë më shumë se një pikë ndaj Aston Villas.
Skuadra e Rangnick ishte në epërsi prej 2-0, por Aston Villa përmbysi rezultatin në 2-2 pas inkuadrimit të Coutinhos i cili asistoi dhe realizoi gol në
debutimin e tij me skuadrën e drejtuar nga Gerrard, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Roy Keane ka kritikuar ashpër sulmuesin Cavani.
“Cavani luajti shumë dobët. Jam i habitur se si Rangnick e la të luaj të tërë ndeshjen”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


