Sporti

Historia interesante e rrethit të kuq! Coutinho nuk e largon që nga dita kur ia dha Messi

01/15/2022 21:57
nga:E K

Para tre vitesh, Lionel Messi që në atë kohë ende luante për Barcelonën, i kishte dhuruar një byzylyk fati bashkëlojtarit të tij Philippe Coutinho.

Messi e kishte mbështetur Coutinhon kur ai kishte probleme të vinte në formë. Madje, e kishte lënë të shënonte edhe një penallti në Copa del Rey, kundër Sevillas.

“E falënderoj Messin që më la ta shënoj penalltinë, sepse kjo rriti vetbesimin e të gjithëve në ekip”, kishte thënë atëherë Coutinho.

Kurse, sot lojtari i Aston Villas vazhdon ta bartë byzylykun e kuq që Messi ia kishte dhuruar për fat të mirë.

Por, si është historia e këtij byzylyku të kuq?

Në vitin 2018 kur po zhvillohej Kupa e Botës, Messi po jepte një intervistë për një gazetar.

“Mami më ka thënë të ta jap këtë byzylyk sepse të sjellë fat të mirë dhe ty të duhet. Po e deshe, ta jap”, kishte thënë gazetari.

Gazetari argjentinas kishte intervistuar Messin sërish pas ca kohe. Ai ishte shokuar kur Messi i kishte treguar se akoma e mbante byzylykun dhe se atë e kishte të vendosur në këmbë.