Sporti

Tuchel kritikon Lukakun: Humbi shumë topa ndaj Cityt

01/15/2022 17:49
nga:E K

Chelsea humbi derbin e sotëm ndaj Manchester Cityt.

Skuadra e Tuchel u mposht në ‘Etihad Stadium‘ me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Thomas Tuchel gjatë prononcimit për media, pati kritika për sulmin dhe në veçanti për Lukakun, për të cilin tha se humbi shumë topa.

“Ne fituam ndeshje të tilla kundër Cityt, kështu që ishte vërtet e çuditshme. Kishim shumë probleme me sulmuesit tonë, duke e humbur topin shumë lehtë. Ndonjëherë Lukaku duhet të ishte më i disponueshëm për ekipin, ai humbi shumë topa”, tha tekniku gjerman.

/GazetaBlic Sport/