Skuadra e Aro Muric, Adana Demispor ka barazuar në ndeshjen ndaj Kayserispor.
Ishte një ndeshje që përfundoi me rezultat 1 me 1, ndeshje kjo ku shkëlqeu portieri kosovar me pritjet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Paraqitja e Muric ishte ndoshta më e mira në karrierën e tij, me pritjet e njëpasnjëshme që bëri në këtë takim.
Rrjetet sociale janë të mbushura me komente pozitive për të, sidomos nga tifozët e futbollit në Turqi. Kishte në vazhdimësi komentues që e konsideronin atë si portierin më të mirë në Superligë.
Ju sjellim disa nga momentet tij më të mira në këtë ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


