Aventura e Andriy Shevchenkos me Genoan dukej se po përfundonte, por humbja e ngushtë me Milanin të enjten ka siguruar të ardhmen e tij të paktën edhe për pak kohë.
Të drejtuarit e tij aktualisht ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Serie A pas 21 ndeshjesh, pesë pikë prapa Venezia-s në vendin e 17-të, përcjell GazetaBlic Sport.
Ukrainasi mori postin e trajnerit në fillim të nëntorit dhe ka udhëhequr skuadrën në tre barazime dhe gjashtë humbje në ligë, me një fitore në Kupë.
Gianluca Di Marzio raportoi mbrëmë se Genoa po rishikonte shkarkimin e Shevchenkos pas paraqitjes së mirë në humbjen 3-1 ndaj Milanit. Ndryshimi në sistemin 4-3-3 dukej i mirë dhe nënshkrimet e reja Kelvin Yeboah, Silvan Hefti dhe Leo Östigard luajtën të gjithë mirë.
Mbetet të shihet se si do të jenë rezultatet e klubit në dy ndeshejt e ardhshme, rezutlatet që do të vendosin për të ardhmen e trajnerit ukrainas.
/GazetaBlic Sport/


