Sporti

Aston Villa – Manchester United, debuton Coutinho, Ronaldo pritet të jetë titullar

01/15/2022 09:45
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen disa ndeshje interesante në Premier League.

Supe derbi i ditës zhvillohet në “Etihad Stadium”, atje ku në ora 13:30 do të përballen Manchester City dhe Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshje tjetër intersante do të jetë edhe ajo mes Aston Villas dhe Manchester United, me trajnerin Gerrard që kërkon “hakmarrjen” pas humbjes në FA Cup.

Coutinho pritet të debtuojë sot me fanellën e skuadrës vendase, kurse Ronaldo rikthehet tek skuadra e Rangnick pas disa problemeve fizike.

Ja formacionet e mundshme.

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; Ramsey, Luiz, Sanson; Buendia, Watkins, Coutinho.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Telles; Fred, Matic; Greenwood, Fernandes; Ronaldo, Cavani.

/GazetaBlic Sport/