Sporti

Ditë e jashtëzakonshme në Premier League, Manchester City dhe Chelsea përballen në “Etihad Stadium”

01/15/2022 08:42
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen disa ndeshje interesante në Premier League.

Supe derbi i ditës zhvillohet në “Etihad Stadium”, atje ku në ora 13:30 do të përballen Manchester City dhe Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy skuadrat e vendit të parë do të synojnë fitoren e madhe, por natyrisht një avantazh të lehtë e ka skuadra e Guardiolas, kjo për shkakun se ka 10 pikë diferencë ndaj asaj të Tuchel.

Ndeshje tjetër intersante do të jetë edhe ajo mes Aston Villas dhe Manchester United, me trajnerin Gerrard që kërkon “hakmarrjen” pas humbjes në FA Cup.

Në fushë pritet të zbresin edhe dy futbollistët shqiptarë, Miliot Rashica me skuadrën e tij ndaj Everton dhe Armando Broja ndaj me fanellën e Southampton ndaj Wolves.

/GazetaBlic Sport/