Sporti

Pep Guardiola “thumbon” Virgil Van Dijkun

01/15/2022 08:25
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola nuk i pëlqente të dëgjonte Virgil Van Dijk, qendërmbrojtësin e Liverpoolit, të thoshte se Manchester City ishte i bekuar me “fat” gjatë muajit dhjetor.

Holandezi tha se rastet e pakta të Covid-19  ishin një faktor vendimtar që Man City të merrte kreun e tabelës dhe këtë të premte që shkoi, Guardiola u përgjigj, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kemi pasur lëndime dhe raste me Covid-19. Klubi nuk zbuloi gjithmonë se kush ishte i infektuar sepse lojtarët donin privatësi dhe ne e respektuam atë. Kemi pasur shumë lojtarë me Covid, edhe njerëz nga stafi, nga ekipi teknik. A doni të besoni se ne ishim me fat? Aty, them unë, ishim me fat! Pandemia është në të gjithë botën, edhe ne jemi të ekspozuar çdo sekondë. Nëse doni të besoni se kjo është arsyeja pse ne kaluam në epërsi, atëherë shkoni për të. Ndonjëherë thonë se janë paratë, pastaj është Covid. Thuaj çfarë të duash”, tha spanjolli.

/GazetaBlic Sport/