Lajme

Hyseni: Presioni ndaj institucioneve lidhur me referendumin e Serbisë – jo i drejtë

01/14/2022 22:46
nga:Genita C

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se presioni ndaj institucioneve shtetërore lidhur me referendumin e Serbisë është jo i drejtë dhe standard i dyfishtë në krahasim me vendet e shtetet tjera.

Hyseni nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se organizimi i referendumit në shtetin e huaj duhet të respektoj normat e praktikat ndërkombëtare, ndërsa të jetë në harmoni me ligjet pozitive të vendit tonë.

“Asnjë nga institucionet tona nuk ka për qëllim të ndaloj të drejtën e votës, por edhe nuk do të lejohet që të sulmohet rendi ligjor e kushtetues i shtetit”, shkroi ai.