Nesër nga ora 14:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me referendumin që Serbia synon ta mbajë në Kosovë. Kjo seancë është thirrur nga kryeministri Kurti pas takimit me ambasadorët e QUNIT-it.
Në lidhje me këtë janë deklaruar edhe partitë tjera se a do të marrin pjesë në seancë apo jo.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një konference për media tha se e shohin të panevojshme të jenë pjesë e seancës.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje dhe do të vendosin nëse do të marrin pjesë ose jo në seancë.
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Pjesëmarrëse në këtë seancë do të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka e konfirmoi këtë për GazetaBlic.
Sot shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin kombëtar të Serbisë.
Ndërsa krerët e shtetit të Kosovës e kanë refuzuar këtë kërkesë dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër.