Sipas raporteve të shumta në Itali, Chelsea ka refuzuar ofertën e huazimit të Juventusit për Ruben Loftus Cheek dhe bardhezinjtë nuk do ta lejojnë Arthurin t’i bashkohet Arsenalit pa një zëvendësim.
“Tuttosport” dhe “Calciomercato.com” raportojnë se Blutë e kanë informuar tashmë Juventusin se nuk do ta lejojnë 25-vjeçarin të largohet nga Stamford Bridge me një marrëveshje të përkohshme në janar, përcjell GazetaBlic Sport.
Juventusi është në krizë financiare, kështu që ata mund të nënshkruajnë lojtarë të rinj vetëm si transferim të lirë ose në huazim me opsion blerje të mëvonshme.
? Il Chelsea non libera Lofuts Cheek in prestito per la #Juventus. #Arthur attende il via libera, c’è già l’accordo con l’@Arsenal
— Daniele Longo (@86_longo) January 14, 2022
Si pasojë e kësaj, Juventus nuk do e lejojë kalimin e Arthur te Arsenali.
/GazetaBlic Sport/


