Sporti

Zyrtarët e imigracionit të Australisë do të kërkojnë arrestimin e Novak Djokovic

01/14/2022 15:32
nga:Mergim Rreci

Lajmi i fundit ka ardhur nga Australia, ku zyrtarët e imigracionit po kërkojnë që ai të arrestohet menjëherë. Ky lajm ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tenisti serb që po kalon në Australi.

Zyrtarët e imigracionit të Australisë do të kërkojnë të intervistojnë Novak Djokovic në orën 8 të mëngjesit me kohën lokale të shtunën (e premte, ora 16:00,) dhe ta arrestojnë atë menjëherë pas.

Numri 1 i tenisit për meshkuj në botë i është kërkuar të paraqitet për një intervistë me autoritetet, megjithëse avokatët e tij aktualisht po e kundërshtojnë këtë kërkesë në gjykatë të hapur.

Avokati i Djokovic , Nik Vud i tha gjykatës se tenisti 34-vjeçar nuk është marrë ende në paraburgim për emigracionin.