“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një dokumentar rreth ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Në Kosovë është e njohur mirë fraza “rroga e voglël e fitimi i madh”. Sapo përmendet ajo, apriori mendja shkon tek zyrtarët publik, disa prej të cilëve jo rrallë herë kanë përfunduar në bankat e gjykatave nën dyshimet e bazuara për marrje të ryshfetit apo pasurim të kundërligjshëm, duke përvetësuar kështu dhjetëra apo qindra mijëra euro.
Por, me të marrë pushtetin një parti që është rritur në rrugë e cila drejtohet nga lideri Albin Kurti, u paralajmërua konfiskimi i pasurisë për të gjithë zyrtarët publik të cilët nuk arrin të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë e cila tek disa zyrtar prek edhe shifrat milionëshe.
Pak muaj më vonë, Qeveria e Albin Kurti ka hedhur disa hapa konkret drejtë konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Por në shenjestër të Albin Kurtit, supozohet të jetë opozita, përkatësisht kundërshtarët e tij politik që deri dje kanë qenë pjesë e pushtetit.
Akterët e këtij dokumentari të përgatitur nga “Expose” ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme e quajnë edhe si “gjueti shtrigash”, përmes të cilit thonë se Kurti do t’u hakmerret kundërshtarëve të tij.
Dokumentari “Konfiskim i pasurisë apo hakmarrje” transmetohet nga ora 22:10 në Kanal10 dhe në Gazeta Blic.