Sporti

Vucaj kalon nga Drita tek Deqiçi i Malit të Zi, menaxheri Dërdovski i lumtur me këtë trasnferim

01/14/2022 14:07
nga:Mergim Rreci

Rritja profesionale e futobllistëve shqiptarë po vazhdon të bjerë në sytë edhe të klubeve të tjera jashtë Kosovës e Shqipërisë.

Rritja e cilësisë në ligat vendore dhe konkurrenca, ka bërë që edhe vendet e rajonit e klubet më të forta të “peshkojnë” futbollistët cilësor.

Shembulli më i fundit është trasnferimi i futbollistit shqiptar, Erjon Vucaj nga klubi Drita tek skuadra Fc Decic e Malit të Zi. 31 vjecari ka nënshkruar kontratë në kohëzgjatje prej 1.5 vitesh.

Menaxheri Dionis Dërdovski nga Dv Sport Consult është shprehur i lumtur me këtë trasnferim duke premtuar edhe lëvizje të tjera të talentëve shqiptarë në ligat e rajonit dhe ato evropiane.

Vucaj është i datëlindjes 1990 nga qyteti i Shkodrës. Ai ka luajtur për disa skuadra në Shqipëri dhe së fundi është angazhuar për Dritën e Gjilanit.