Presidenti Ilir Meta komentoi sot protestën e 8 janarit në Partinë Demokratike.
“Nuk ishte gjë tjetër veçse moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve”, tha Meta. Më tej në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Meta kërkoi edhe dorëheqjen e Bashës, duke i dhënë si shembull, dorëheqjen e rojës.
“Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bënë thirrje për reflektim si dorëheqja e rojës se selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës.
Uroj që të gjithë te ngrihen ne nivelin e përgjegjshmërisë së tij”, tha Meta.
Bashkitë pa kryetar, Ilir Meta nis procedurat për zgjedhje të parakohshme


