Mohamed Salah ka deklaruar se nuk është në kërkim të parave të çmendura në një kontratë të re me Liverpool, por “The Telegraph” raporton se “Reds” hezitojnë t’i plotësojnë kërkesat e tij aktuale.
Sulmuesi i jashtëzakonshëm egjiptian është aktualisht i lidhur me kushtet në Anfield deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Liverpool synon që të vazhdojë me të, por thuhet se nuk janë të gatshëm që të plotësojnë kërkesat aktuale që ai ka.
Kjo mund të rrisë ofertat e klubeve që kanë mundësi të paguajnë shifrat që Salah kërkon, me PSG që ka monitoruar në vazhdimësi situatën e tij.
/GazetaBlic Sport/


