Lajme

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, dëshmon në Speciale në rastin Gucati-Haradinaj

01/14/2022 11:35
nga:Y I

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, aktualisht deputet i PDK-së është paraqitur si dëshmitar në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

Qalaj në këtë rast është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt.

Gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, para trupit gjykues tha se ai asnjëherë nuk ka publikuar dokumente me përmbajtje të ndjeshme, siç pretendohet nga gjykata.