Sporti

Real Madrid e humb një futbollist shumë të rëndësishëm për finalen e Superkupës, rezulton pozitiv me koronavirus

01/14/2022 10:05
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mbrojtësi, i cili u rikthye në fushë këtë të mërkurë në “El Clasico” kundër Barcelonës, ​​do të mungojë në finalen e Superkupës së Spanjës që këtë të dielë do të zhvillohet mes Real Madrid dhe Athletic Club, përcjell GazetaBlic Sport.