Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, agjenti i Simone Inzaghit ka marrë telefonata nga Manchester United dhe Atletico Madrid, por Interi po përgatit një ofertë për vazhdimin e kontratës për trajnerin e tyre.
Ish trajneri i Lazios zëvendësoi Antonio Conten në verë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Nerazzurët”, përcjell GazetaBlic Sport.
Inzaghi fitoi trofeun e tij të parë në krye të Interit të mërkurën dhe kampionët e Serisë A janë në krye të tabelës me vetëm një humbje në 20 ndeshje.
Interi gjithashtu është kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë në dhjetë vjet.
Sipas Il Corriere dello Sport, rezultatet dhe stili i lojës së Interit kanë tërhequr disa nga klubet më të mira evropiane.
Asnjë bisedë zyrtare nuk është duke vazhduar, por të dy gjigantët evropianë, Manchester United dhe Atletico Madrid mund të ndryshojnë trajnerin e tyre në fund të sezonit dhe po mbajnë sytë tek Inzaghi.
Megjithatë, Interi tashmë ka vendosur të zgjasë me 45-vjeçarin dhe do të bëjë ofertën e tyre në fund të sezonit.
Inzaghi mund të zgjasë deri në vitin 2025 dhe paga e tij aktuale të dyfishohet. Interi dëshiron të presë deri në fund të sezonit përpara se të vazhdojë me trajnerin e tyre, duke qenë i vetëdijshëm se Inzaghi ka tërhequr interes nga klube të tjera të mëdha në kontinentin e vjetër.
/GazetaBlic Sport/


