Sporti

Real Madrid-Athletic Bilbao, ja kur do të zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës

01/13/2022 22:02
nga:L J

Skuadra e Real Madridit ka mësuar kundërshtarin për finalen e Superkupës së Spanjës.

Real Madridi do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.

Madrilenët e Ancelottit do të përballen me Bilbaon të dielën me fillim nga ora 18:00.

Real Madridi mposhti Barçën në gjysmëfinale me rezultatin 2-3, kurse Athletic Bilbao mposhti ekipin e Diego Simeones, Atl Madridin me rezultatin 1-2.

/GazetaBlic Sport