Mesfushori i njohur kosovar, Qemail Elshani ka njoftuar largimin e tij nga FC Feronikeli.
Pas Dren Gashit e Behar Maliqit, Elshani është lojtari i fundit që ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e njohur kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë, Elshani mbetet lojtar i lirë në pritje të ofertave nga skuadrat e Kosovës.
Ai pritet që në ditët e ardhshme të vendos për të ardhmen e tij, pasi në tavolinë ka dy oferta serioze.
Ja njoftimi i tij për largimin nga Feronikeli:


