Dy persona kanë shtënë me armë zjarri para pak minutash në fshatin Dobërdol të Podujevës.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit i cili është në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri.
Ahmeti njoftoi se Policia janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar dhe nuk raportohet për të lënduar.


