Sporti

Van de Beek largohet nga Manchester United, por jo edhe nga Premierliga!

01/13/2022 18:24
nga:L J

Sipas një shkrimi të mediumit anglez, Telegraph, mesfushori holandez, Donny Van de Beek, nga Manchester United, mund të jetë rrugës për në Newcastle, në formë huazimi.

I transferuar sezonin e kaluar nga ‘Djajtë e Kuq’ nga Ajax, mesfushori, me kontratë deri në vitin 2025, i kushtoi ekipit të Old Trafford 40 milionë, por investimi ka treguar pak nga forma e tij, përcjell GazetaBlic Sport. 

Në vitin e tij debutues, Van de Beek mori pjesë në 36 ndeshje (1,456 minuta), shënoi një gol dhe një asistim.

24-vjeçari, ka shënuar një gol në 13 ndeshje këtë sezon (379 minuta).

/GazetaBlic Sport