Sporti

Kroos ironizon me Superkupën e Spanjës, nuk i pëlqen fakti se gara po zhvillohet në Arabi

01/13/2022 15:45
nga:E K

Real Madrid mposhti dje Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

‘Los Blancos‘ arritën të fitonin pas lojës shtesë me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fitores në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe kalimit në finale të kësaj gare, Toni Kroos ka ironizuar në lidhje me vendin e mbajtjes së kësaj gare e cila këtë vit po zhvillohet në Arabinë Saudite.

“Sigurisht, Superkupa e Spanjës duhet të mbahet në Arabinë Saudite. Ku mund të bëhet tjetër nëse jo atje?”, ka thënë me ironi mesfushori gjerman.

Real Madrid do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes së sotme, Atletico Madrid – Athletic Billbao.

/GazetaBlic Sport/