Mentor Kajtazi mbeti i vrarë në Pakashticë të Podujevë, raporton Gazeta Blic.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mentor Kajtazi ka mbetur i vdekur mbrëmë në fshatin Pakashticë të Podujevës, pas të shtënave me armë.
Për vrasjen e tij është arrestuar një person.
I dyshuar është Florim Bujaku.
Rastin e kishte konfirmuar dje edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”., kishte thënë dje zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.