Një 30-vjeçar është vrarë aksidentalisht pasditen e së mërkurës në një fushë malore në fshatin Pakashticë të Podujevës, shkruan Gazeta Blic.
I vrarë ka mbetur Mentor Kajtazi nga fshati Dumnicë. Siç kanë thënë familjarë e tij për Llapi.info, varrimi i Mentorit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Dumnicë me fillim nga ora 15:00.
Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ndërkohë që një person është arrestuar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se vrasja kishte qenë nga pakujdesia.
“Fsh. Pakashticë, Podujevë, 12.01.2022-15:00-16:00 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.