Sporti

Amir Rrahmani titullar i padiskutueshëm, pritet të luajë nga minuta e parë edhe sot ndaj Fiorentinës

01/13/2022 13:19
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshje në Kupën e Italisë.

Milani do të luajë në raundin e parë eliminator të Kupës së Italisë ndaj Genoas, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Napoli do të përballet me Fiorentinën në ora 18:00.

Skuadra e Amir Rrahmanit do të provojë kalimin tutje, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj “Violas”. Kapiten i Kosovës pritet të jetë edhe sonte titullar, ashtu siç ka qenë pothuajse në të gjitha ndeshjet e fundit që ka zhvilluar kjo skuadër.

Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Mertens, Elmas. Petagna.

Fiorentina: Dragowski, Venuti, Milenkovic, Nastasic, Biraghi; Maleh, Pulgar, Bonaventure; Ikone, Vlahovic, Saponara.

/GazetaBlic Sport/