Sporti

A do të luante në Brazil? Kjo është përgjigja e Ronaldos

01/13/2022 12:56
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për ESPN Brasil të mërkurën që shkoi.

Sulmuesi i Manchester United është pyetur për mundësinë që një ditë të luajë në atë shtet të Amerikës së Jugut, ku tha se gjithçka mund të ndodhë dhe se nuk e di të ardhmen, transmeton GazetaBlic Sport.

“Askush nuk tha se do të kthehesha në Manchester United në moshën 36-vjeçare dhe ja ku jam. Luaj në Brazil? Nuk e di. Është larg mendimeve të mia. Por në futboll gjithçka është e mundur, nuk e di. Ajo që mund të them, me siguri absolute, është se Brazili është një vend mik. Për shkak të marrëdhënies që kam me kolegët, për shkak të kulturës. Motra ime jeton në Brazil, e martuar me një brazilian. Unë i ndjek kurset e mia të të ushqyerit me brazilianët. Është një vend që kam shumë respekt dhe për të cilin di shumë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/