Sporti

Dortmund i bashkohet garës për Christiensen

01/13/2022 12:40
nga:E K

Christiensen ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Së fundmi garës për transferimin e tij i është bashkuar gjiganti gjerman, Borussia Dortmund, shkruan GazetaBlic Sport.

Christiensen nuk ka arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës me Chelsean, kurse pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Përpos Dortmund të interesuar për shërbimet e danezit janë edhe skuadra e Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/