Sporti

83% e australianëve duan që Novak Djokovic të deportohet, thuhet se tashmë ekziston një vendim i tillë

01/13/2022 12:18
nga:Mergim Rreci

Një 83% dërrmuese e australianëve duan që Novak Djokovic të deportohet, duke rritur presionin mbi ministrin e imigracionit Alex Hawke.

Mbi 60,000 njerëz iu përgjigjën sondazhit të kryer nga NewsCorp, i cili ka rezultat të qartë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit të gazetës “The Saturday Paper”, Paul Bongiorno, viza e numrit një në botë me sa duket do të anulohet,  gjë që mund të bëjë që Djokovict, 34 vjeç, t’i ndalohet hyrja në Australi për tre vjet.

Ai pretendon se vendimi tashmë është marrë dhe lojtari më i suksesshëm i Australian Open do të deportohet.

/GazetaBlic Sport/