Sporti

Përfundoi dy herë ndeshjen para kohe, gjyqtari afrikan pësoi një goditje nga nxehtësia dhe u dërgua në spital

01/13/2022 10:53
nga:Mergim Rreci

Gjyqtari zambian, Janny Sikazwe shkaktoi polemika teksa fillimisht ndërpreu ndeshjen në minutën e 85-të, përpara se të ndërprejë sërish ndeshjen në minutën e 89’të.

Në fitoren 1-0 e Malit ndaj Tunizisë, gjyqtari Janny Sikazwe e ndërpreu dy herë ndeshjen para minutës së 90-të me në një fund të çuditshëm dhe të diskutueshëm të ndeshjes së fazës së grupeve AFCON, përcjell GazetaBlic Sport.

Mali e fitoi ndeshjen 1-0 falë një penalltie nga Ibrahima Kone.

Sipas udhëheqësit të gjyqtarëve afrikanë, gjyqtari i këtij takimi pësoi një goditje nga nxehtësia dhe u dërgua në spital pas ndeshjes.

Megjithatë, raportohet se ai tashmë është mirë, por mbetet të shihet se a do të delegohet për ndeshjet e tjera.

/GazetaBlic Sport/