Showtime

Megan Fox i thotë “PO”, propozimit nga Machine Gun Kelly

01/13/2022 10:44
nga:Donika Fetahu

Një dolli për aktoren e njohur Megan Fox dhe muzikantin Machine Gun Kelly, pasi që çifti kanë bërë të ditur se janë fejuar.

Fox ka shpërndarë një video të fejesës në profilin e saj në Instagram, përcjellë GazetaBlic.

“Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishin ecur së bashku nëpër ferr dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po … dhe pastaj pimë gjakun e njëri-tjetrit,” ka shkruar aktorja.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë ajo që mund ta quani të ndezur nga pasioni. Deklaratat e tyre publike të dashurisë e kanë bërë çiftin ndër më të preferuarit e publikut./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)