Real Madrid mposhti dje Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
‘Los Blancos’ arritën të fitonin pas lojës shtesë me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ancelotti u shpreh i lumtur me lojën e ekipit të tij.
“Kundërsulmi është arma jonë më e mirë falë mesfushorëve dhe lojtarëve që luajnë në sulm”.
“I thashë Pique që duhet të ndalin ndeshjen kur Vinicius ishte në tokë, por ai tha se nuk do e bëjë asnjëherë. Mirë që e dimë tani”.
“Xavi mendon që Barcelona dominoi ndeshjen? Jo. Ishte e barabartë dhe e merituam fitoren”, deklaroi ai.
Real Madrid do ta presë fituesin e ndeshjes tjetër, Athletic Billbao – Atletico Madrid.
/GazetaBlic Sport/


