Lajme

Sot mot i ftohtë dhe me temperatura të ulëta

01/13/2022 07:14
nga:Y I

Sot pritet të mbajë mot i ftohtë në vendin tonë njofton IHKM, raporton Gazeta Blic.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.