Sot është mbajtur seanca e radhës në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, po gjykohet për rrjedhjen e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, teksa sot ka debatuar ashpër me prokurorin e rastit të tij.
“Nëse ju e pranoni se jeni një etnik dhe nuk dëshironi të hetoni krimet e kryera nga të tjerët, atëherë po, unë e pranoj se jam kundër jush gjithmonë dhe e ndërpres këtu dëshminë time, vetëm pranojeni se jeni të tillë”, kishte deklaruar ndër të tjerash Haradinaj.
Deklaratat e Haradinajt kanë nxitur mjaft shumë reagime edhe në Kosovë, ku kanë gjetur edhe mbështetjen e artistëve të shumtë.
Një ndër ta është edhe reperi Getinjo, i cili në një postim të tij në rrjetin social Instagram, e ka cilësuar Haradinajn si “shqiptar dhe trim”.
“Ky është shqiptar, ky është trim”, ka shkruar Getinjo në ‘story’.



