Sporti

Inter – Juventus, finalja e Superkupës së Italisë shkon në vazhdime

01/12/2022 22:53
nga:Lorik J

Skuadra e Interit ka barazuar me Juventusin në 90 minutat e parë të Superkupës së Italisë.

90 minutat e parë të Superkupës së Italisë përfunduan me barazim, andaj ndeshja duhet të shkojë në vazhdime për t’u përcaktuar fituesi, përcjell GazetaBlic Sport.

Juventusi kaloi në avantazh ndaj Interit në minutën e 25’të, kur McKennie realizoi gol.

Ndërsa, Interi reagoi me anë të Martinezit, i cili 10 minuta më vonë barazoi nga penalltia.

Deri në fund nuk kishte ndryshime, andaj ndeshja duhet të luhet edhe për 30 minuta tjera – për të gjetur fituesin.

/GazetaBlic Sport