Sporti

Real-Barça, ndeshja shkon në vazhdime, s’ka fitues pas 90 minutave

01/12/2022 21:53
nga:Lorik J

Kanë përfunduar 90 minutat e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës mes Barçës dhe Real Madridit.

Pas 90 minutave nuk kishte fitues, pasi rezultati ishte 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius Junior dhe Benzema shënuan për Realin, kurse për Barçën realizuan Luuk De Jong dhe Ansu Fati.

Tashmë skuadrat do të shkojnë në vazhdime ku do ta kërkojnë fitoren, kurse në rast se nuk ka triumfues as pas 30 minutave, atëherë do të ekzekutohen penalltitë.

/GazetaBlic Sport