Lajme

Prokuroria deklarohet për vrasjen e 30 vjeçarit në Pakashticë të Llapit

01/12/2022 20:57
nga:Genita C

30 vjeçari, M.K është vrarë sonte në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërsa Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin në këtë rast F.B, 34 vjeç.

E në vendin e ngjarjes përpos ekipit mjekësor, zyrtarëve policorë ka dalë edhe prokurorja e rastit.

E lidhur me këtë ngjarje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë deklaruar se tani për tani janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare ka dale në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Per zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë me kohe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për GazetaBlic se tashmë janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të zhvilluar hetimet e rastit.

Dyshimet e para për ngjarjen e rëndë në Podujevë, ku mbet i vrarë një person