Mbrëmja e djeshme në spektaklin e “Big Brother Vip”, ka qenë e mbushur me situata të ndryshe, konflikte, tensione e lot.
Të eleminuarit e asaj nate kanë qenë Iliri, Einxhel dhe Dj Dagz, ku nga votat e publikut e eleminuara e javës ka qenë moderatorja shqiptare, Einxhel, shkruan GazetaBlic.
Ky vendim ka qenë i papritur nga ana e banorëve dhe opinionisteve të programit, por bileta e saj ishte kthyese e cila i mundësoi Einxhelit, të rikthehet përsëri në shtëpi.
Banorët shpërthyen në lot kur ajo u largua, por reagimi i tyre ishte epik kur ata kuptuan se ajo do të jetë përsëri banore e “Big Brother Vip”.
Më poshtë gjeni videon ku u transmetua reagimi i banorëve pasi Einxhel u rikthye./GazetaBlic/
View this post on Instagram


