Showtime

Qarkullojnë të palarat e “BBV”, thuhet se dalja dhe rikthimi i Einxhelit ishte i planifikuar

01/12/2022 10:55
nga:Donika Fetahu

Spektakli i djeshëm i “BBV ” ka qenë mjaft intensive, eleminimi i Einxhel nga shtëpia habiti të gjithë.

Por bileta e saj vajtje-ardhje e ktheu përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, edhe pse eleminimi i Einxhel, nuk ishte i pritshëm nga banorët apo nga opinionistët, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi ish-fituesi i “Big Brother Vip” Anaid Kaloti, ka reaguar përmes një postim në llogarinë e tij të “Instagram” e cila i ka surprizuar të gjithë.

Pak minuta para publikimit të të eleminuarës së natës, ai ka publikuar një story duke treguar ‘skenarin’ e “BBV”, dhe bisedën me ish banorin e shtëpisë Ardit Çunin.

Kjo nuk është hera e parë që ish-fituesi  ka bërë deklarata ku dëshiron të nënkuptojë vendimet e paracaktuara nga produksioni./GazetaBlic/