Sporti

Barcelona me ultimatumin e fundit për Ousmane Dembele

01/12/2022 09:34
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Barcelonës duan që Ousmane Dembele të sqarojë këtë javë se çfarë synon të bëjë në lidhje me të ardhmen e tij.

Sipas shtypit katalanas, klubi nuk do të ngrejë ofertën e fundit të paraqitur për anësorin francez, e cila u refuzua nga agjenti i tij, i cili kërkoi 30 milionë euro në sezon dhe 30 milionë bonus për lojtarin, përveç 15 milionë eurove komision, përcjell GazetaBlic Sport.

Barça kërkon që gjithçka të sqarohet dhe nëse lojtari nuk tërhiqet nga vendimi për të mos rinovuar, atëherë ai do të përpiqet të negociojë largimin e tij në merkaton e dimrit.

/GazetaBlic Sport/