Juventusi është i interesuar të përforcojë sulmin me holandezin Memphis Depay, i transferuar këtë sezon tek Barcelona nga Lyon me kosto zero, raporton gazeta katalanase Sport.
Sulmuesi 27-vjeçar, me një vlerë tregu prej afërsisht 50 milionë euro, nuk ka mundur të imponohet nën urdhrat e Xavi Hernández dhe së fundmi është përfolur një largim i tij i mundshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Për Juventusin, Depay përshtatet mirë me profilin e dëshiruar për të kompensuar mungesën e një prej yjeve më të mëdhenj, italianit Federico Chiesa, i cili u dëmtua dhe nuk do të luajë më këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Allegri do të tentojë maksimalisht që të provojë transferimin e tij, por natyrisht mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshje.
/GazetaBlic Sport/

