Lajme

Belgjikë, numri i rasteve ditore me COVID-19 ka kaluar në mbi 20 mijë

01/12/2022 07:29
nga:Y I

Numri i personave me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë është rritur me 85 për qind brenda një jave dhe rastet ditore janë rritur në mbi 20 mijë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që jep mesataren ditore të numrave javor të rasteve, mesatarja e rasteve në ditë në javën e parë të vitit u regjistrua si 20.264. Sipas kësaj, në javën 1-7 janar, rastet janë rritur me 85 për qind krahasuar me një javë më parë.

Nga çdo 100 teste të bëra në të gjithë vendin, 26 dolën pozitive. Në Belgjikë, në periudhën e fundit kryhen rreth 80 mijë teste çdo ditë. Numri i pacientëve të shtruar në spital u rrit me 17 për qind në 182 persona në ditë.

Megjithatë, rënia e numrit të personave që humbën jetën vazhdoi. Në të njëjtën javë, numri i personave që vdiqën nga COVID-19 u ul me 24 për qind dhe u ul mesatarisht në 18 në ditë.

Rreth 2.000 njerëz aktualisht po trajtohen për COVID-19 në spitalet në të gjithë Belgjikën.

Nga këta persona 437 mbahen në terapi intensive. Gjithashtu ka rënë prej 16 për qind numri i pacientëve në terapi intensive. Në Belgjikë, me variantin Omicron pritet që rritja e rasteve me COVID-19 të vazhdojë deri në fund të janarit.

Autoritetet llogaritin se numri i rasteve ditore mund të jetë midis 30.000 dhe 125.000.

Austria me masa të ashpra, maskat do të përdoren në ambient të hapur