Sporti

Oscar në planet e Barcelonës, mund të rikthehet në Evropë

01/11/2022 15:30
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka zhvilluar bisedime për transferimin e ish mesfushorit të Chelseas, Oscar, sipas TNT Sports.

30-vjeçari është aktualisht pjesë e ekipit kinez Shanghai Port, të cilit iu bashkua nga Chelsea për 60 milionë £ (82 milionë dollarë) në 2017, transmeton GazetaBlic Sport.

Oscar tani është i etur për t’u kthyer në Evropë dhe Barça ka diskutuar një lëvizje me agjentin e tij Kia Joorabchian, por ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare.

/GazetaBlic Sport/