Lajme

“Ishte europian i madh”, Von der Leyen shpreh ngushëllime për vdekjen e David Sassolit

01/11/2022 13:21
nga:Y I

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE, David Sassoli.

Von der Leyen shkruan në “Twiter” se Sassoli ishte një europian i madh dhe një Italian krenar.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David!”, shkruan Ursula.

Haradinaj shpreh ngushëllime për Sassolin: Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë!