Sporti

Luka Modric i lidhur me skuadrën e Real Madrid, do të vazhdojë kontratën edhe për një vit

01/11/2022 12:04
nga:Mergim Rreci

Reprezentuesi kroat Luka Modric, 36 vjeç, do të qëndrojë te Real Madrid edhe për një sezon.

Verën e kaluar, mesfushori kishte rinovuar tashmë kontratën e tij edhe për një sezon, deri në qershor 2022.

Në atë kohë, klubi spanjoll propozoi uljen e pagës me 10 për qind për të gjithë skuadrën, për humbjet gjatë pandemisë, propozim i pranuar nga mesfushori kroat, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse në kryeqytetin spanjoll mbërritën propozime nga disa klube evropiane, Modric synonte të qëndronte në shërbim të Real Madridit.

Lojtari dhe Florentino Pérez kanë arritur një marrëveshje dhe bardhezinjtë do të mund të llogarisin te kroati të paktën deri më 30 qershor 2023.

/GazetaBlic Sport/